Artistja e Popullit Margarita Xhepa mbushi 90 vjeç.

- Advertisement -

Margarita Xhepalindi në Lushnje më 2 prill 1932. U shkollua në Lushnje dhe shkoi në Tiranë në vitin 1950 ku mëson pranë Teatrin Popullor.Në vitin 1952 sapo krijohet Estrada e Shtetit fillon punë atje, ku për rreth 5 vjet interpreton shumë role. Në vitin 1957 kthehet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Roli i parë i saj në Teatër, pas kthimit ishte në dramën “Orët e Kremlinit”, por rolet me të cilat Margarita shkëlqeu dhe i dhanë emër në Teatër ishin Ofelia në tragjedinë “Hamleti” e Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë”.Margarita Xhepa – Artiste e Popullit ( Foto: Soela Zani Më pas Margatita krijoi shumë figura të njohura për spektatorin në veprat: Në Teatër: Cuca e maleve, Mbreti Lir, Morali i zonjës Dulska, Rikardi i III, Arturo Ui,Revizori, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Sinjali i kuq, Toka jonë, Luiza Miler, Majlinda, Prometeu, Romeo dhe Zhulieta, Vizita e inspektorit, Kush e solli Doruntinën, Si e mposhta Musolinin, Streha e të harruarve,Trojanet etj. Një sukses i Margaritës ishte edhe tek “Elektra” e Sofokliut, e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

Margarita ne tragjedine “Trojanet” Margarita ka dhënë një kontribut të madh edhe në kinematografi. Filmografia: Në kërkim të kujt – 2011 (TV), Tingulli i heshtjes – 2010 (TV), Kronikë provinciale – 2009, Ne dhe Lenini – 2008,I dashur armik – 2004, Mirupafshim – 1997, E diela e fundit – 1993, Një djalë edhe një vajzë – 1990, Vitet e pritjes – 1990, Pesha e kohës 1988,  Pranvera s’erdhi vetëm – 1988, Misioni përtej detit – 1988,  Rrethi i kujtesës – 1987, Fillim i vështirë – 1986, Gabimi – 1986, Gurët e shtëpisë sime – 1985,  Militanti – 1984,  Apasionata – 1983,  Dora e ngrohtë – 1983,Shokët – 1982,  Dita e parë e emrimit – 1981,  Me hapin e shokëve – 1979 (TV), Dollia e dasmës sime – 1978,  Gjeneral gramafoni – 1978,  Koncert në vitin 1936 – 1978, Dimri i fundit – 1976, Pylli i lirisë – 1976,  Tokë e përgjakur – 1976,  Gjurma (1970)  Vitet e para – 1965.Sarandalife.al i uron artistes jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...