Shoqata Jona Dinjitet për gratë

Takimi i rradhës për punësimin ishte me gra dhe vajza në marrëdhënie pune ose që ndjekin studimet e larta. “Punësim apo Vetpunësim” kjo ishte tema që diskutuam.Si ndihet më e kompletuar dhe e fuqizuar femra. Problematikat e ndeshura në marrëdhëniet e punësimit ,cfarë ofrohet për të ndihmuar gratë dhe vajzat në këtë proces, raste suksesi nga gra pjesmarrësë në takim.
Informim nga përgjegjësja e @Zyra E Punesimit Sarande, Eliana Shkurti për mundësitë e punësimit , kurset dhe trajnimet që ofrohen.
“Nëpërmjet punës sime ja kam dalë mbanë me cdo gjë.Shkollimin e fëmijëve, mbajtjen e shtëpisë, shlyerjen e detyrimeve. Pavarësisht ku punon, cdo grua duhet ta dijë se është e fortë dhe nuk ka pse varet nga askush.”- shprehet njëra nga pjesmarrëset.
Këto takime janë pjesë e aktiviteteve informuese, ndërgjegjësuese që Shoqata organizon në kuadër të projektit “Respekt dhe dinjitet për gratë dhe vajzat”, që synon mbështetje të politikave dhe mekanizmave në nivel lokal për parandalimin, identifikimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare.
Ndërgjegjësimi grave , vajzave por jo vetëm , me qëllim informim dhe ndërgjegjësim për rëndësinë e punësimit për forcimin e pozitës social-ekonomike të grave në familje e shoqëri.
 Projekti “Respekt dhe dinjitet për gratë dhe vajzat” implementohet në partneritet me Bashkinë Sarandë. Ky projekt mbështetet nga “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – @UNDP Albania.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...