Selanik/Gruaja hyn në pastiçeri dhe qëllon me armë (arsyeja)

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në zonën e Nea Madyto të Selanikut, teksa një grua është futur në ambientet e një pastiçerie dhe ka qëllua me armë zjarri drejt punonjësve që ishin brenda.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur e plagosur një punonjëse, e cila është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave greke, e plagosura është qëlluar tre herë, ndërsa mësohet se shkak është bërë largimi nga puna e të dyshuarës dhe për të marrë hak, ajo është kthyer e armatosur dhe ka qëlluar ndaj stafit.

Autorja është vënë në pranga nga policia, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Marrë nga cnn.gr

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...