- Advertisement -
Sali Berisha, bashkë me disa deputetë ka shkuar tani në selinë e PD-së. Berisha ka thë se në seli ka ardhur thjesht si një anëtar i Komisionit të rithemelimit të PD-së. Ish-kryeministri shoqërohej nga disa mbështetës të tij.
Berisha ka thënë para kamerave se do mbahet një mbledhje, por deputetët s’kanë ku të ulen, pasi Basha ka marrë edhe karriget. Ndërkohë Basha po zhvillon një mbledhje vetëm pak metra larg zyrës ku është Berisha. Ky i fundit ka thënë se nuk ka për qëllim zënien e zyrës së Bashës.
