Sarandën e mbulon mjegulla, disa këshilla si mund të ngisni makinën në këtë kohë

- Advertisement -

Të ngasësh makinën në mjegull është një situatë që në qytetin e Sarandës nuk ndodh shumë shpesh. Pas një dite me shi qytetin e ka mbuluar mjegulla. Distanca e vogël dhe nxitimi për të dalë sa më shpejtë nga mjegulla janë disa nga gabimet që i bëjnë shoferët në kohë me mjegull.

Ja disa këshilla që duhen pasur parasysh:

Mos nxitoni!

Sikurse rënia e shiut, edhe mjegulla është normale, andaj gjëja kryesore është që të mos  bëjmë panik e të ngutemi në kohë me mjegull, sepse gjithçka është normale dhe nuk ka arsye për shqetësim, nëse jeni të vëmendshëm. Në të kundërtën, paniku dhe nxitimi për të dalë sa më shpejtë nga mjegulla mund të sjellin deri tek aksidentet fatale. Vozitja në mjegull duhet të bëhet ngadalë dhe me durim.

Mbani distancë me makinat e tjera!
Prej gjërave kryesore në kohë me mjegull është mbajtja e distancës me makinat tjera, e cila duhet të jetë më e madhe se zakonisht për të shmangur aksidentet eventuale si shkak i dukshmërisë së vogël dhe pamundësisë për të frenuar shpejtë. Thjeshtë lëvizni ngadalë, mbani distancë më të madhe vetëm sa për mos ta humbur nga sytë makinën para jush.

Mos e ndiqni vijën e mesit!
Shumë vozitës ndjehen më të sigurt kur e ndjekin vijën e mesit të rrugës në kohë me mjegull, por kjo nuk është një ide edhe aq e mirë sepse mund të jetë e rrezikshme kur rruga është dykahëshe. Nëse ana e djathtë e rrugës është e shënuar me vijë sipas rregullave të komunikacionit, atëherë gjëja më e mirë është ndjekja e asaj vije për të shmangur makinat që vijnë drejt.

Ndizni dritat e mjegullës !
E potencuam se në kohë me mjegull nuk është mirë të ndizen dritat e gjata, andaj gjëja kryesore që duhet të bëni është t’i ndezni dritat që janë pikërisht për situata të tilla, ato të mjegullës. Nëse vetura juaj ka drita të mjegullës, atëherë përdorini nëse ato janë të vendosura ulët në pjesën e poshtme të veturës, gjë që ndikon në ndriçimin e rrugës në kohë me mjegull. Përdorimi i dritave të gjata në mjegull nuk preferohet në asnjë mënyrë sepse mjegulla mund të sjellë reflektimin e dritës.  

Ndizni ngrohësin e xhamave !
Duke qenë se mjegulla mund të formojë lagështi dhe si rezultat të avullohen xhamat brenda veturës suaj, atëherë për ta shmangur një gjë të tillë padyshim është e udhës që ta ndizni ngrohësin e xhamave. Njëkohësisht aktivizoni edhe fshirëset  e xhamave për të pasur dukshmëri sa më të mirë.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...