Partia Socialiste mbledh Asamblenë e Partisë në Sarandë, diskutime e reflektime

- Advertisement -

Ditën e sotme Partia Socialiste dega Sarandë ka mbledhur Asamblenë e Partisë për të disktutuar disa çështje të rëndësishme me drejtuesit e Finiqit, Konispolit dhe Sarandës.
Mbledhja u drejtua nga deputetët e zonës Anila Denaj e Niko Kuri,si dhe nga kryebashkiaku Adrian Gurma.
I pranishëm ishte dhe prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.

“Në Asamblenë Socialiste të Bashkisë Sarandë, diskutuam për anëtarësimet e reja, zgjerimin e bazës së partisë, thithjen e opinionit komunitar, dhe reflektimin sa më të mirë dhe adresimin e duhur për zgjidhjen e problematikave, në qeverisjen lokale, në bashkëpunim me atë qëndrore”, shprehet krybashkiaku Gurma.

Anila Denaj e Niko Kuri në takimin e organizuar në Konispol diskutuan mbi nevojën për riorganizimin e strukturave të partisë dhe zgjerimin e bazës, përmes nxitjes së regjistrimit elektronik.

“Synimi ynë është afrimi i grave, vajzave dhe i të rinjve, për një hapje sa më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste.
Ndjekja e vazhdueshme e proceseve dhe kërkesave për certifikatën e pronësisë;
zhvillimi i kulturave tradicionale;
zgjidhja përfundimtare e situatës energjetike dhe rritja e kapaciteteve,
ishin disa nga problematikat që diskutuam.”, është shprehur Anila Denaj pas takimit në Konispol.
/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...