Sarandë, shtrohet në spital psikiatrik me vendim gjykate 63-vjeçari Stefan Koloi.

- Advertisement -

Gjyqatari Fatmir Ndreu ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik” konkretisht në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (Institucion i Veçantë) Shënkoll Lezhë për Stefan Koloin. Sipas Gjykatës, urdhërohet ky institucion ta mbajë nën mbikqyrje të vazhdueshme këtë person për të parandaluar rrezikun e ikjes.
Stefan Koloi 63-vjeç dhe oficeri i policisë, Petraq Rako 64-vjeç, u arrestuan në nëntor të një viti më parë në fshatin Xarrë si të dyshuar për shfrytëzimin pët prostitucion të një vajze të mitur 13-vjeçare. Në 21 nëntor Gjykata e Sarandës i la ata në masën “ Arrest në burg”.
Në vendimin e saj gjykata mban në konsideratë akt-ekspertimin psikiatriko-ligjor nr. 152 dt. 28.01.2022 të përpiluar nga ekspertet e IML dr. Ilda Aliko dhe dr. Ermira Qirinxhi, të cilat kanë konkluduar ndër të tjera se: (1) shtetasi Stefan Koloi vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, vuan nga çrregullim bipolar I, episodi aktual maniakal me tipare psikotike, e cila ka prishur ekulibrin e tij mendor…; (2) shtetasi Stefan Koloi vuan dhe trajtohet nga sëmundje të shëndetit mendor, çrregullim bipolar I prej të paktën 10 vitesh (2011); (3) për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan shtetasi Stefan Koloi, e cila karakterizohet nga periudha humori të lartë (mania) ose të ulur (depresiv) hiperaktivitet psiko-motor duke bërë që të mos jetë i aftë të kuptojë drejt situatat, të marrë përsipër edhe veprimtari shoqërisht të rrezikshme pa qenë në gjendje të frenojë shtysat në këto kushte shtetasi Stefan Koloi nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer në kohën e kryerjes së saj; (4) duke vlerësuar riskun për sjellje të paparashikueshme… ndaj këtij shtetasi rekomandohet masa mjekësore e mjekimit të detyruar ambulator nën kujdesin e një familjari, ndjekjen periodike nga specialisti dhe hospitalizim në rast nevoje sipas Ligjit të Shëndetit Mendor; (5) shtetasi Stefan Koloi ka vuajtur nga sëmundje të shëndetit mendor në kohën e kryerjes së veprës penale e cila ka prishur tërësisht ekulibrin e tij mendor; (6) sëmundja prej së cilës vuan ky shtetas është sëmundje që karakterizohet me episode humori të lartë të ulur miks apo edhe periudha remisioni ndërmjet tyre. Shtetasi Stefan Koloi nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer në kohën e kryerjes së saj; (7) sipas anamnezës gjendjes së paraqitur gjatë vlerësimit psikiatriko-ligjor dhe pas gjendjes së paraqitur pas trajtimit shtetasi Stefan Koloi nuk është trajtuar para kryerjes së veprës penale.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...