RRUGA 2 E QYTETIT, PEDONALE APO EDHE PER AUTOMJETE ?

- Advertisement -

Në faqen e saj Bashkia Sarandë ka publikuar një njoftim për konsultim me publikun ku thuhet:
“Njoftim Konsultim me Publikun
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë në kuadër të “Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Botërore organizojnë Diskutimin me Publikun për “Projekte të Detajuara për Përmirësimin Urban të Integruar dhe Portën Turistike Sarandë”.


Në këtë kuadër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë mirëpret grupet e interesit ditën e Martë, më datë 19 Tetor, 2021 ora 14:00, në sallën pranë Bashkisë Sarandë.
Takimi do të përqëndrohet në prezantimin nga konsulenca/projektuesi dhe specialistë të FSHZH-së të: “Projekt ide paraprake, udhezime dhe llogaritjet paraprake per projektet e zgjedhura per investim”.


(Takimi do të realizohet në respektim të masave anti-COVID-19)”.
Nisur nga disa pamje të bëra publike përmes këtij njoftimi vihet re se do të ketë ndryshim tek rruga 2 dhe tek rrapi në afërsi të shkollës “9 Tetori”. Atëherë na lind pyetja cfarë do të bëhet rruga 2 kur ka pak kohë që është ndërhyrë duke e kthyer nga rrugë të shtruar me asfalt në atë që është sot me kalldrëm? Kjo rrugë do të funksionojë si pedonale apo do të jetë edhe për mjete? Ndoshta këtë përgjigje e marrim ditën e martë në konsultimin me publikun.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...