Në 24 orët e fundit janë kryer 9,485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2670 qytetarë. Vihet re se ende ka një shtim të rasteve të personave pozitiv në Sarandë. Në 24 orët e fundit në Sarandë, sipas Ministrisë së Shëndtësisë janë regjistruar 51 raste me coronavirus, 6 raste në Delvinë dhe 7 në Konispol. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete, 2 qytetarë nga Saranda,36 dhe 84 vjec me SARS-COV2 pozitiv. Janë shëruar 2152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216.785 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
