- Advertisement -
Një 78- vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në fshatin Çukë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Jani Dhima, baba i 5 fëmijëve. Të njëjtat burime thanë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale. Mësohet se i moshuari, ish-mësues, jetonte vetëm, pasi gruaja i kish bdekur dhe fëmijët i kishte në emigrim në Greqi. Bënte jetë të vështirë. Dyshohet se 78 vjecari mund të ketë humbur jetën dy ditë më parë. U gjet në banesen e tij i zhveshur nga mesi e lart. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
