Qeveria turke 6 mln euro për të shpëtuar Xhaminë e Plumbit nga përmbytjet

- Advertisement -

Qeveria turke ka dhënë një fond prej 6 milionë eurosh për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në qytetin e Shkodrës.

Monument kulture i kategorisë së parë, xhamia çdo vit është gjendur nën e pushtetin e ujërave, sa herë që Drini e Kiri dilnin nga shtrati.

Prej disa ditësh pranë kësaj xhamie po kryhet studimi i shtresave të tokës, ndërsa në ditët në vijim pritet të fillojë dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse të digës për të parandaluar përmbytjet e përvitshme të këtij monumenti.

Inxhinieri i kompanisë Ledian Limani tregon për Euronews Albania detajet nga zhvillimi i këtij projekti, i cili do të financohet nga Ministria e Kulturës së Turqisë.

“Faza e parë përfshin pjesën e studimit gjeologjik dhe përgatitjen e raportit për pjesën e projektimit nga investitorët. Më vonë është faza e investimit, që është dhe ndërtimi i argjinaturës në anën e lumit Kir që do të mundësojë mbrojtjen e përhershme”, tregon inxhinieri.

Ky investim parashikohet të përfundojë rreth 1 vit pas nisjes së punimeve. Xhamia e Plumbit është ndërtim i vitit 1768 nga themeluesi i pashallëkut të Bushatllinjve, Mehmet Pasha, dhe një ndër objektet, më të veçanta të kultit islam në Shqipëri. Xhamia e Plumbit renditet ndër 50 objektet më të bukura të fesë myslimane në botë.

/Euronews albania/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...