Prokuroria mbyll hetimet për disa dosje, con për gjykim disa persona

- Advertisement -

Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet për disa dosje penale dhe kërkon nisjen e gjykimit ndaj tyre. Dosjet penale i janë cuar Gjykatës së Sarandës me objekt “Kërkesë për dërgimin e cështjes në gjyq”. Bëhet fjalë për dosjen në ngarkim të Vangjel Pella dhe Hil Mema, të dyshuar si autorë të vjedhjes së 50 mijë eurove në 3 korrik 2021 në banesën e biznesmenit Lorenc Poka në Ksamil. Ergys Tarko, i arrestuar në gusht me 33 gram marijuanë, aktualisht në “Arrest shtëpie” do të dërgohet gjithashtu për gjykim. Prokuroria ka mbyllur hetimet edhe për Fatmir Takën, i akuzuar për “vjedhje”, për suedezin Sebastian Lichota Buinski, aktualisht në kërkim, i akuzuar për “dhunë në familje” si dhe për barinjtë Ilirjan Xhufi e Ardian Kuca nga Delvina, të arrestuar në qershor 2021 për 560 rrënjë “cannabis sativa” të kapura në vendin e quajtur “Kocat” në Leshnicë të Bashkisë Finiq.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...