- Advertisement -
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin me inicialet B. M., 37 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi u konstatua duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
