Prisnin transferimin, arratisen nga paraburgimi në Kretë 4 shqiptarë të dënuar për krime të rënda

- Advertisement -

 

Arratisen të dielën natën 4 shqiptarë dhe 1 pakistanez nga policia qendrore e Hania, Kretë. 5 të burgosurit ishin transferuar nga Athina për të kryer dënimin në burgun e Agjia, Kretë dhe ndodheshin në stacionin qendror të policisë së Chania sepse drejtoria e burgut nuk funksionon në fundjavë. Policia greke akoma nuk ka informacion se si mundën të arratisen 5 të burgosurit, që ndodheshin në qelinë e policisë dhe sot në mëngjes do dërgoheshin në burg.
Shqiptarët u sollën në paraburgim mëngjesin e së shtunës në pritje për t’u çuar në burgun e Hanias, teksa ishin të dënuar për vepra të rënda penale si vrasje e grabitje. Nga policia është duke u zhvilluar një operacion i madh për kapjen e tyre.
Të dënuarit që transferohen në burgje rurale si ai i Agias, janë ata që kanë kryer 8 vite burg në rast deëimi “Isovia”, ata që kanë kryer 1/5 për dënime mbi 10 vjet, të ketë marrë të paktën 1 leje dhe të jetë kthyer si dhe të ketë pasur sjellje të mirë në burg. Burgjet rurale janë burgje ku të burgosurit punojnë.
1 prej të dënuarve i akuzuar për 3 vrasje, i dënuar 3 herë “Isovia”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...