Policia Sarandë: Finalizohet operacioni “Përgatitja”, arrestohet 23 vjecari.

- Advertisement -

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “PËRGATITJA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Për rrjedhojë është bërë arrestimi në flagrancë i një 23 vjecari nga Saranda që shpërndante dhe tentonte të kultivonte bimë narkotike cannabis sativa. Nga operacioni u sekuestruan 300 grame lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sattiva, 200 fara bimë cannabis sativa, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike, kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “PËRGATITJA”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet D.Sh., 23 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Sh., dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, 200 fara bimë canabis sattiva, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...