PO ME PARKUN E RI PUBLIK NE LAGJEN NR. 4 , KODER C’PATEN ?

- Advertisement -

Jo shumë ditë më parë me një ceremoni të vecantë dhe me praninë e kryetarit të bashkisë, Adrian Gurma dhe drejtorit të përgjithshëm të Raiffeisen Bank në Shqipëri, zoti Cristian Canacaris dhë një grup fëmijësh të ndodhur enkas u bë përurimi i parkut më të ri publik në Lagjen Nr. 4 të qytetit. Por cuditëtsht ndërsa është për t’u shqetësuar nga të gjithë ne nuk vazhdoi gjatë jeta e këtij Parku. Një dorë dashakeqe ka prishur lodrat e sistemuara bukur në këtë Park, veprim ky i papërgjegjshëm nga njerëz që nuk e përqafojnë ndryshimin, ndërkohë që secili prej nesh nuk duhet të qëndrojë sehirxhi përpara veprimeve të tilla. Për këtë veprim bashkia ka dale me një apel qytetar ku shprehet:
“Me keqardhje konstatojmë se në Parkun e ri Publik, të përuruar ditë më parë në Lagjen Kodër të Sarandës, është vënë dorë duke cënuar imazhin dhe mundësitë që ai Park ofron për çlodhje dhe argëtim të qytetarëve e sidomos të fëmijëve. Ndërsa qeverisja vendore iu përgjigj kërkesës së banorëve për ta vënë atë hapësirë në shërbim të komunitetit, duke gjetur donatorin dhe realizuar urbanizimin e saj, është për të ardhur keq që qytetarë të veçantë i lejojnë vetes dëmtimin e kësaj pasurie të përbashkët.
Ky apel qytetar u dejtohet në radhë të parë atyre, që të ndalin dorën e shkatërrimit, por edhe të gjithë të tjerëve, për të qenë ndalës të asaj dore, apo denoncues për këdo që vepron kundër interesave komunitare”.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...