Përkujtohet në bashkinë e Finiqit 28 tetori

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit e Bashkisë  së Finiqit dhe Dropullit  në bashkëpunim edhe me Bashkinë  e Finiqit organizuan ditën e mërkurë, 27 tetor 2021, një aktivitet për të nderuar dhe për të kujtuar heronjtë e viteve 1940. Për fitoren e parë në botë kundër fashizmit dhe nazizmit, për “JO-në” e madhe të një populli krenar, u mblodhën në Qendrën Kulturore “Katina Pappa”. Ishin të pranishëm përfaqësuesja e Konsullatës Greke në Gjirokastër  znj. Fasoulis, drejtori i Arsimit, Ziso Lluci, deputeti dhe mjeku z. Niko Kouri, kryetari e bashkisë së Finiqit, z Kristo Kico, si dhe pjesëmarrës nga komuniteti. Veprimtaria u cel me fjalën përshëndetëse të  z. Lluci, i cili  shpalosi madhështinë e 28 tetorit, duke theksuar se  “.. Greqia është i vetmi vend në botë që feston fillimin e një lufte dhe jo fundin e saj, një mësim për shoqërinë moderne.. ”
Znj. Fasouli, bëri thirrje për unitet, një unitet që mund të japë fryte, si një rreze dielli në kohë të errëta dhe të pakrahasueshme.
«.. lufta jonë është pjesë e përjetshme dhe integrale e ndërgjegjes sonë kombëtare, siç ishte atëherë, ashtu dhe tani që jemi thirrur të luftojmë  me një armik të padukshëm, covidin, duke shpresuar kësaj radhe me forcë të dalim fitues ” tha ndër të tjera z. Kuri.
JO” është arritja më e madhe e unitetit dhe vendosmërisë së
Greqisë. 28 tetori do të jetë dhe
mbetet gjithmonë një forcë e gjallë dhe një kapitull i madh në historinë e
e Kombit Grek. Është borxh dhe detyrë e jona të kujtojmë sakrificat e të parëve tanë…” tha z. Kico. Veprimtaria e përvjetorit u përshëndet  nga programi artistik i shkollave të Mesopotamit, Livadhjasë, Dermishit dhe Finiqit me nxënësit e rinj dhe të vjetër duke tërhequr vëmendjen me talentin e tyre.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...