Për herë të parë, Çekia hap konsullatën për Jugun e Shqipërisë në Sarandë

- Advertisement -

Republika e Çekisë ka hapur sot Konsullatën për Jugun e Shqipërisë në Sarandë. Kjo është hera e parë që në Sarandë hapet një konsullatë e tillë.
Sot u bë inaugurimi i Konsullatës Çeke në Sarandë dhe konsulle e Republikës Çeke për Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në Sarandë është zgjedhur Lolita Poda Jorkiewitz. Merrte pjesë në këtë ceremoni Ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, z. Jarosllav Ludva, Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, kryetari i bashkisë, Adrian Gurma dhe të ftuar të tjerë.
Kjo konsullatë u hap në këtë qytet nisur edhe nga fakti pasi verën që shkoi u vu re dukshëm interesi i shtetasve nga Çekia për të vizituar Sarandën dhe pjesën jugore të Shqipërisë.

“Sot në prerjen e shiritit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Çekisë në Sarandë. Një privilegj që Saranda të bëhet vendi i të parës konsullatë çeke në Shqipëri që do të ofrojë shërbime konsullore për qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës. Ambasadori Jaroslav Ludva tha se kjo është një ditë e veçantë për Çekinë dhe Sarandën, si një ogur i mirë për shtimin e shkëmbimit të kulturave mes dy shteteve dhe se kjo është një mundësi që bizneset të përfitojnë shërbime të lehtësuara dhe asistencë dhe që njerëzit e kulturat tona t’i sjellim më afër.”, u shpreh Kryebashkiaku Adrian Gurma.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...