Pandemia dhe përhapja e Omicron, Greqia zgjat edhe një javë masat anti-COVID

- Advertisement -

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Greqi, ka vendosur që të zgjasë edhe një javë masat e vendosura kundër koronavirusit. Vendimi është mbështetur edhe nga qeveria. ‘Sot është mbledhur Komiteti i Ekspertëve të Shëndetësisë për të shqyrtuar të dhënat më të fundit epidemiologjike të vendit. Pas kësaj mbledhjeje është vendosur edhe zgjatja e masave në fuqi për një javë’, njoftuan ekspertët. Aktualisht në Greqi janë në fuqi këto masa: -Restorantet do të jenë të hapura deri në orën 12:00 pa muzikë, 6 persona për tavolinë dhe me distancë nga ndenjëset e tavolinës. -Është i detyrueshëm përdorimi i maskës së mbrojtjes së lartë (FFP2/KN95) ose e dyfishtë në supermarkete, në transportin publik dhe ku ka mbingarkesë, si dhe nga punonjësit e restoranteve. -Vizitë vetëm me një test PCR 48-orësh në shtëpi të të moshuarve dhe spitale. -Në stadium numri i personave të të vaksinuar duhet të jetë deri në 10% të kapacitetit të tyre. Greqia prej javësh ka regjistruar shifra të larta të rasteve me koronavirus nxitur edhe nga përhapja e varianteve të reja, ku më dominues duket të jetë mutacioni Omicron. Ndërsa për shkollat, zëvendësministrja e Arsimit, Zetta Makri, siguroi se nëse do të jetë e nevojshme dhe nëse do të ketë sugjerim përkatës nga Komisioni i Ekspertëve, protokollet do të ndryshojnë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...