Obeziteti është shkaku kryesor i problemeve shëndetësore dhe si i tillë duhet zgjidhur.

Shumë shpesh ne i nënshtrohemi një diete hipokalorike, por në të shumtën e rasteve pa rezultat: nuk biem në peshë. Një faktor që duhet fajësuar është intoleranca ushqimore.
Ushqime të tilla si: sallata, peshku, karota, pula etj., janë konsideruar si “të lehta” dhe ato janë zakonisht pjesë kryesore e dietave të ndryshme. Megjithatë, në qoftë se ne nuk mund të tolerojmë këto ushqime, ato nuk metabolizohen në mënyrë korrekte dhe kështu “bllokojnë” organizmin tonë. Testi i intolerancës ushqimore tregon ato ushqime që duhen shmangur për një periudhë të caktuar kohe (zakonisht 2-3 muaj) dhe rezultatet (humbje peshe) janë spektakolare, madje edhe në javët e para!
Pse kemi rezultate të tilla spektakolare edhe në obezitet?
Shumë persona obezë kanë pasur rënie të konsiderueshme në peshë falë testit të intolerancës ushqimore. Ata kanë humbur peshë ndërsa kanë konsumuar vakte normale.
Magjike?
Jo, në mjekësi nuk ka magji.
Çdo person ka nevojë për një kalorazh të caktuar në ditë, për balancimin e nevojave të tij energjetike (pa humbur ose pa marrë peshë).
Për shembull, një njeri me metabolizmin normal dhe një punë të përditshme (si punë zyre) ka nevojë për rreth 3000 kcal në ditë. Por, nëse ky njeri ka intolerancë ndaj disa ushqimeve, sa herë që ai do të konsumojnë këto ushqime, trupi i tij do të reagojë, pasi ato janë toksike për të. Mbrojtja më e thjeshtë e trupit në raste të tilla është të ngadalësojë metabolizmin, duke u përpjekur në këtë mënyrë të ngadalësojë hyrjen e këtyre elementeve toksike në gjak.
Atëherë, ky njeri me metabolizim të ngadaltë ka nevojë për më pak kalori në ditë. Mos harroni! Këshilla “klasike” e dietologut është sugjerimi me dieta rreth 2000 kcal/ditë, në mënyrë për të mbajtur peshë stabile, dhe dieta me 1000-1500 kcal/ditë në qoftë se dëshirojmë të humbim peshë.
Le të shohim se çfarë ndodh kur një njeri që i nënshtrohet një regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik normal bën testin e intolerancës ushqimore. Në bazë të rezultateve të testit dhe veçanërisht një diete të personalizuar dhe programi ushqimor, ky njeri heq nga dieta e tij ushqimore ato ushqime që i shkaktojnë intolerancë ushqimore. Metabolizmi i tij do të kthehet në normalitet përsëri. Trupit të tij përsëri do t’i duhet 3000 kcal/ditë. Por tani, me metabolizmin e tij të ri ai kthehet në normalitet, dhe ka nevojë për 3000 kcal/ditë, që nënkupton se dieta ushqimore me 2000 kcal/ditë rezulton tashmë hipokalorike për metabolizmin e tij të ri (pa ushqimet që i shkaktojnë intolerancë). Në të njëjtën kohë, me metabolizmin e tij të ri ai kthehet në normalitet. Ky person është më energjik, ecën më shumë, luan me fëmijët e tij më shumë. Ai gjithashtu rrit nivelin e tij të efortit fizik, kështu që ai shpenzon edhe më shumë kalori. Pra, kjo është ajo që ndodh pas testit tone Nutrigjenetik te intolerancës ushqimore.Një gjë është e sigurt: kur ndiheni mirë me veten, ndjenja ju shoqëron në çdo aspekt të jetës tuaj të përditshme.
Na kontaktoni per cdo informacion te detajuar dhe per te prenotuar Testin Nutrigenetik me ekipin tone te doktoreve profesioniste eksperte italiane.
Tel.00355696375822

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...