Një dhëndër nga Piqerasi në Ukrainë (Nga Miho Gjini)

Dhe ëndra u prish
Kishte disa vite që në fshatin tim Piqeras, mbërriti edhe një familje ukrainase për të kaluar pushimet tek gjitoni im Hyso Velaj, njeri shumë i mirë, punëtor i palodhur, me origjinë nga Tepelena, që thoshte gjithmonë me shaka se ishte nipi i Ali Pashë Tepelenës. Disa kineastë nga Prishtina e besuan fjalen e tij dhe e regjistruan këtë person të çuditshëm brënda mureve të kështjellës së Pashait!… Ai ndërtoi në hyrje të Piqerasit, buzë rruge, një Bar-Restaurant e një kat të asaj ndërtese, me dhoma pushimi për turistët shqiptarë e të huaj. Ku më mirë se në Piqeras mund të pushonte mbarazi kushdo,në një klimë detare e malore bashkë, nga jashtë e nga brënda vëndit. Me të tre djemtë që sapo kishin hedhur shtatin dhe me vajzën, që më pas e dergoi të studjonte gjuhë-letërsinë Shqipe në Tiranë. Aty edhe erdhën turistët e parë të mirëpritur nga familja Velaj…..

Mirepo djali i madh i Hysos, shtatlartë e i bukur, ra menjëherë në dashuri me të bijën e nje qytetareje nga Ukraina, e cila komunikonte me të ca anglisht e ca në gjuhën ruse. Ndofta prania ime atë behar, si edhe njohja ime me këtë gjuhë, bëri që Romeo të me fliste për “Juljetën” e tij dhe për realizimin e nje ëndrre të bukur që kishte lindur befas dhe e kishte bërë shumë të lumtur. E njohu vajzën Ukrainase me fshatin e tij të bukur, me plazhet e virgjëra te Bunecit e të Sarandës dhe vajza e dashuroi Romeon tonë marrëzisht. Kjo bëri që Vajza ta ftojë djalin nga Piqerasi në Ukraine, ta njihte me njerëzit e atdheun e saj dhe të ëndëronin së bashku për ngritjen e “kështjellës” së tyre, që sapo do tua prishte lufta që po afrohej. As që e mendonin se tanket e aeroplanet ruse do të sulmonin ,do te shkatërronin gjithshka me raketa,do përflaknin rrugët, sheshet e ndërtesat publike dhe do të llahtarrisnin familjet paqësore, fëmijët e të dashuruarit rishtazi. U tmerruan që të gjithë. Dhe “sytë e mëndjes” më shkuan menjëherë tek dhëndri nga Piqerasi, i mbetur në Ukrainë, për të ngritur edhe ai një ëndër lumturie!Në pamundësi të komunikoja tani me Romeon, hyjë në faqen e tij elektronike dhe mësoj se më 29 janar ai festonte aty i qetë, ditëlindjen dhe Lusia Sakowicza e uronte kështu: “Gëzuar ditëlindjen Romeo! Ju urojmë shëndet, gëzime, dashuri!Le të bëhen ëndrrat e tua realitet!”
Po ëndrra e Romeo Velaj me ukrainasen Eugenia Kuropatkina qe prishur befas nga tanket ruse. Raketat ruse binin përreth tyre. Midis flakëve, tymit e shkatërimeve, dhëndri nga Piqerasi niset drejt atdheut të tij përmes kufirit me Rumaninë. “Është shumë e vështirë të flasësh për situatën në Ukrainë,-shkruan ai në Fb.- Kemi 40 orë që udhëtojmë me makinë, të shpëtojmë nga bombat e raketat e rusisë. Ç’faj ka populli të përjetojë këto momente tmerri e terrori. Ukraina është Ukrainë. Ukraina do të fitojë!” Miho Gjini

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...