“Nisma e Luleve” dhe “Spiranca Diving Center” kanë vazhduar me aksionin numër 21 të pastrimit të tabanit të detit Jon.
Sot ata kanë pastruar tabanin e detit në Porto Palermo, Bashkia Himarë ku dhe siç bëjnë me dije nxorrën 84 goma. Gjithsej në total janë nxjerrë 1706 goma.
“Falenderojmë mikun e nismës Arjan Curri që sot na u bashkua.
Falenderojmë Ergys LLanaj, Cimi Beqaj, Irini Irini, Saimir Kushova, Admir Kushova, Ksanti Gjoni, Saimir S. Boseta, Fatjon Brahimaj, Fabjo Brahimaj, Gerta Brozi, Ardi Cikuli, Balla Brothers (Artan Balla dhe Arnolda Balla).
Falenderojmë Bashkinë Himarë për mjetin e transportit deri në landfill!”, shprehet “Nisma e Luleve” në Facebook.
Qëllimi i tyre është ndërgjegjësimi mbarëkombëtar për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimin e Qeverisë Shqiptare në zgjidhjen e këtij problemi me ndërhyrje ligjore dhe monetare.
/sarandalife.al/

