Nga kontrolli në kasafortën e komandantit të AT të përfshirë në qark për pasaporta false u gjetën 320 mijë euro…

- Advertisement -

 

Një nga rastet më të mëdha të trajtuara nga Shërbimi i Punëve të Brendshme deri më sot është rasti i helenizimeve të paligjshme nga një rrjet punonjësish të korruptuar policie , i cili u hetua pas shumë muajsh hetime. Sipas informacioneve të vlefshme, përveç arrestimeve që janë bërë, në kasafortën e komandantit të Departamentit të Sigurisë në Atikën Perëndimore, i cili konsiderohet si një nga drejtuesit kryesorë të qarkut , janë gjetur edhe 320 mijë euro. Punonjësit e policisë që hynë në zyrën e tij ditën e djeshme i kanë bërë presion për t’a hapur kasafortën treguar dhe e kanë hapur me prerje, pasi ai pretendon se nuk i kujtohej kombinimi i kodit, ndërsa për shumën pretendonte se ishin të një të afërmi të tij dhe kishte aty për siguri. Ministri i Mbrojtjes Civile , Takis Theodorikakos ,  në mëngjes ka vizituar Drejtorinë e Punëve të Brendshme për t’u informuar për ecurinë e rastit , ndërsa sot pritet të bëhen njoftimet e duhura. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një rast masiv ku janë përfshirë dhjetëra persona, prej të cilëve të paktën 30 janë punonjës policie. Deri më tani janë arrestuar 20 persona, 10 prej të cilëve janë punonjës policie që shërbejnë kryesisht në departamentet e sigurisë apo zyrat e pasaportave, kryesisht në Atikën Perëndimore, por bastisje ka pasur edhe në pjesë të tjera të Atikës. Mes të arrestuarve të tjerë ka një avokat, dy zyrtarë të pushtetit vendor dhe individë të tjerë.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...