Nga Afrika në Llogara, cili është “banori” më i ri në park

- Advertisement -

Ngjyra e gjelbërt lidhet ngushtë me natyrën dhe shplodh. Një nga vendet e përshtatshme për t’u qetësuar nga stresi i punës, zhurmat e qytetit, apo smogu është Llogaraja, e zhytur në gjelbërim dhe ku mund të ndihet kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën.

Përveç borës, në këtë periudhë periudhë aty gjendet dhe një specie me origjinë afrikane, e bukur dhe e veçantë.

“Në këtë periudhë kur dëbora ka zbardhur Parkun Kombëtar Llogara, ju njohim me të bukurën e dheut, me emrin shkencor Salamandra salamandra!

Karakteristikat e species: 15 deri në 25 cm e gjatë, me disa individë që i kalojnë 30 cm si dhe një peshë mesatare prej 19.1 gram. Janë lloje ektotermike. Trupi I saj I karakterizuar nga një simetri bilaterale, është i zi me shenja të verdha ose portokalli në formën e njollave diskrete , njolla të mëdha ose breza. Pjesa e poshtme është zakonisht gri e errët me më pak njolla. Gjatësia e trupit tejkalon gjatësinë e bishtit.

Periudha e riprodhimit: Nëntor- Dhjetor

📍Shpërndarja gjeografike: Gjendet në Evropën qendrore dhe jugore, si dhe në Afrikën veriore dhe Lindjen e Mesme.

Preferon pyjet e lagësht, veçanërisht ato me shumë hije; pellgje ose përrenjë.”, informon AKZM, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...