Në Turneu e Hapur Ndërkombëtar të Shahut në Konjic të Bosnje Hercegovinës, shahistë edhe nga Saranda

- Advertisement -

-Ka startuar sot Turneu i Hapur Ndërkombëtar i Shahut në Konjic të Bosnje Hercegovinës me pjesëmarrjen e 114 shahistëve nga Shqipëria,Bosnje Hercekovina, Kroacia,CHN,Serbia,
Finlanda dhe Turqia, ku në mes tyre ka GM( Mjeshtra të Mëdhenj), IM(Mjeshtra Ndërkombëtarë),FM(Mjeshtra të FIDE-së)etj.
Turneu do të zhvillohet me 7 raunde, sipas sistemit zviceran nga data 26 Shkurt-1 Mars 2022.
Nga Shqipëria marrin pjesë 18 shahistë nga Akademitë e Shahut “Butrinti”, Teuta dhe Partizani.
“Butrinti” përfaqësohet nga kampioni i Sarandës, Erald Mihasi dhe kampionet kombëtare për moshat Eklea Omeri dhe Kelvin Kosta.
Ky turne do të shërbejë shumë për ngritjen e nivelit të tyre shahistik dhe përmirësimin e koeficientit Elo.
Gjej rastin të falënderoj Kryetarin e Bashkisë z.Adrian Gurma për mbështetjen e vazhdueshme që po i bën
ekipit të shahut ” Butrinti”.
Si trainer i ekipit ju uroj shumë suksese shahistëve tanë në këtë turne”, shprehet njëherësh bën publik në faqen e tij të Fb për aktivitetin, traineri Lime Mihasi.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...