Në 109 vjetorin e Policisë së Shtetit/ Të mos e shpërdorojmë besimin e qytetarëve

- Advertisement -
Paraditen e sotme në Komisariatin e Policisë në Sarandë është përkujtuar 109 vjetori i Krijimit të Policisë së Shetit, Mes efektivëve të policisë dhe ish efektivë, sot në pension merrte pjesë edhe kryetari i bashkisë, Adrian Gurma, nënprefekti, Mirosh Birjani, drejtore e ASHK, Aida Demi, Skënder Kalemi nga Akademia e Policisë, nënkryetari i bashkisë, Romeo Cakuli. -Kjo festë nuk është vetëm e policisë së shtetit por e gjithë komunitetit, pasi policia është në sherbim të qytetarit. Puna jonë gjatë këtij viti do të fokusohet në parandalimin e paligjshmërisë në cdo formë që ajo të shfaqet me fokus kryesor goditjen e grupeve kriminale, luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, bashkëpunimin me qytetarët”, tha mes të tjerave në përshëndetjen e tij shefi i Komisariatit të Sarandës, Komisar Klodian Kondi. Ndērsa uroi për festën, nënprefekti Mirosh Birjani, u shpreh se falë policisë kemi pasur një sezon turistik të shkëlqyer. -Ndërsa uroi për festën kryebashkiaku Gurma tha edhe se në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dëshiroj të them që me policinë e shtetit kemi qënë në një hap, kemi qënë në partneritet të vazhdueshëm.
  Falënderoj komisarin për angazhimin dhe përkushtimin e tij profesional dhe jo vetëm edhe qytetar, pse jo për arritjen e gjithë këtij bashkëpunimi në nivele shumë të larta. Dua t’ju garantoj që bashkëpunimi ndërinstitucional, kryesisht me bashkinë Sarandë do jetë në nivele maksimale. Përmirësimi i infrastrukturës, përmirësimi i sigurisë, përmirësimi i të gjitha investimeve do të jetë edhe në funksion të rritjes së cilësisë së policisë së shtetit, ka thënë kryetari i bashkisë Adrian Gurma.
Policia sot është në një nivel shumë herë më të lartë nga të gjitha fillimet e saj për të cilat njihet për vështirësitë dhe përpjekjet e saj, tha në përshëndetjen e tij Skënder Kalemi nga Akademia e Policisë. Në këtë ditë ka përshëndetur edhe Asim Canaj, ish oficer policie. Në fund për të pranishmit u shtrua një kokteil.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...