- Advertisement -
2029 qytetarë të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i covid-19 në vendin tonë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7378 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2029 qytetarë, nga ku të confirmuar me koronavirus janë edhe 42 qytetarë në Sarandë, 7 në Delvinë dhe 3 qytetarë në Konispol. Ndërkohë që janë 17,783 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
