Ndërtonin pa leje 3 objekte në Palasë, 11 në pranga, 1 prej tyre nga Ksamili, në kërkim investitori

- Advertisement -

Policia e Himarës ka vënë në pranga 11 persona pasi po ndërtonin pa leje tri objekte në Palasë. Gjithashtu është shpallur në kërkim investitori. Blutë bëjnë me dije se 2 specialistë të IMT-së, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia pas informacioneve se në fshatin Palasë, Dhërmi, po kryheshin ndërtime pa leje, pas kontrollit të ushtuar ka konstatuar ndërtimin e tri objekteve pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve: 

F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit Vezir Gjikolaj, 32 vjeç, banues në Himarë, investitori i ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, të punësuar nga shtetasi Vezir Gjikolaj, po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Renato Hodaj  35 vjeç dhe Erjon Zenelaj, 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Vezir Gjikolaj dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...