Ndërron jetë në spitalin e Sarandës turisti 37-vjeçar, dyshohet se pësoi arrest kardiak, detaje

- Advertisement -

Ndërron jetë në spitalin e Sarandës turisti 37-vjeçar, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Një turist polak ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Sarandës, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Policia bën e dije se 37 vjeçari ka mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, por më pas ka humbur jetën.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Detaje nga polaku që gjeti vdekjen në Sarandë

37 vjeçari Rafal Jasinski, shtetas polak, kishte disa ditë që kishin ardhur me pushime në Sarandë. Mbasditen e sotme ka qenë në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe disa bashkëatdhetarëve të tij tek Plazhi i Ri, në lagjen nr.3. Ishte futur në det për t’u larë po pasi doli nga uji nuk është ndjerë mirë. Këtë ja tha bashkëshortes së vet dhe ata e transportuan menjëherë në spital. Sipas bluzave të bardha të urgjencës mesohet se edhe iu dha ndihma e menjëhershme ai nuk mundi të mbijetonte, që dyshohet se shkak mund të jetë bërë arrest kardiak.
Trupi i 37 vjeçarit do të transportohet tek mjekësia ligjore nē Tiranë për autopsi, kjo pasi ai është shtetas i huaj.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...