Ndalohet bisnesmeni, ishte në kërkim

- Advertisement -

Biznesmeni Behar Muçobega është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë. Saranda.al raporton se 40-vjeçari u kthye nga Greqia sot ne orët e para te mëngjesit, ndërsa ishte person në kërkim prej 1 qershorit të këtij viti pas operacionit të Prokurorisë së Sarandës ku u lëshuan 9 urdhër arreste për zyrtarë të ASHK, Bashkisë, biznesmenë e qytetarë lidhur me tjetërsimin e 9920 m2 truall në bregdet.

Behar Muçobega akuzohet per “falsifikim dokumentesh” dhe dyshohet si njē nga përfituesit e një pjese të truallit. Megjithatë vetëm brenda pak orësh nga ndalimi, Muçobega ka dalë para Gjykatës së Sarandës, ku ndaj tij gjyqtari Shkëlzen Liçaj ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Nga operacioni i 1 qershorit u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Gjykata liroi 5 nga të arrestuarit duke vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndërsa në burg ka ngelur vetëm noteri Aleko Anagnosti.
Ne kërkim vazhdon te jete ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Ardian Kola si dhe biznesmeni Bedri Muçobega, vëllai i të ndaluarit të sotëm.
Nga 4 operacione të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK në 6 muajt e fundit janë lëshuar 20 urdhër arreste për zyrtarë, biznesmenë e qytetarë. Nga të gjithë këto urdhra vetëm 4 ndodhen aktualisht në “Arrest në burg”, 10 janë në “Arrest në shtëpi” dhe 6 janë persona në kërkim.
Nga këto operacione është sekuestruar në total 10.599 m2 truall dhe një pallat 7 katësh. Veç këtyre prokuroria mbajti disa kohe nën sekuestro edhe një zyrë noteriale ku grumbulloi dokumentacion lidhur me hetimet.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...