Mes dhimbjes është përcjellë sot për në banesën e fundit, mësuesi dhe biznesmeni, Jani Papajani(Video)

- Advertisement -

Ditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit biri i Delvinës, Jani Papajani. Ai ndërroi jetë disa ditë më parë në Londër, ku kishte shkuar për një shërbim më të specializuar shëndetësor. Mbrëmjen e djeshme trupi i tij i pajetē i shoqëruar nga familjarë, mbërriti në Sarandë, ku ju bënë dhe nderimet e fundit. Jani kishte mjaft kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, shumë miq, shokë të familjes Papajani, nga Delvina, Saranda dhe zonat përreth. Pavarësisht se moti nuk u tregua shumë bujar, kjo nuk pengoi që ceremonia të bëhej e plotë me të gjitha nderimet që i takonte Janit, intelektualit të respektuar. Ditë më parë kur nga familja Papajani u bë e ditur largimi i tij nga kjo jetë sarandalife.al postoi këtë shkrim për jetën dhe aktivitetin e tij shumëvjeçar.
Jani lindi në qytetin e Delvinës në vitin 1952. Arsimin 8-vjeçar e kreu po në këtë qytet dhe më pas vazhdoi studimet në shkollën pedagogjike të Gjirokastrës. Më pas ai do të vazhdonte arsimin e lartë në Institutin e Fiskulturës në Tiranë. Jani pas mbarimit të Institutit do të fillonte punën si mësues i edukimit fizik në shkollën “1 Maj” dhe më pas për një kohë të gjatë do të punonte po mësues i edukimit fizik në gjimnazin “10 Korriku” të Delvinës deri në fillimet e viteve ‘90. Gjatë këtyre viteve ai do të dallohej si një mësues dhe edukator tepër i përkushtuar. Në orën e mësimit ai ishte tepër krijues, një metodist i shkëlqyer, sa që nxënësit shkonin me kënaqësi në orën e tij të mësimit. Jani ishte një djalë tepër pasionant, i ditur, i fortë dhe energjik, cilësi të cilat ai i vuri në shërbim të komunitetit. Në Delvinë ai krijoi klasat e para sportive të basketbollit, nga ku dolën basketbolliste shkëlqyera për ekipin e parë të të rriturave që drejtoheshin nga mësuesi tjetër i pasionuar, Hamdi Ruçi. Këtë ekip pasi e la Hamdiu e mori Jani për një periudhë kohore rreth 2vite e gjysëm 1979 -1981,ku e drejtoi tepër suksesshëm dhe duke arkivuar mjaft fitore edhe ndaj ekipeve me emër si “17 Nëntori”, “Partizani”, “Skënderbeu”, Fieri, etj. Ajo që ka ngelur në kujtesën e basketbollisteve që u drejtuan nga Jani Papajani ishte se, në radhë të parë, ai ishte një qytetar model, me kulturë dhe edukatë të spikatur. Ai nuk gabonte lehtë, nuk shkiste nga goja, luante, shkrihej së bashku me ekipin, duke u vlerësuar nga ekipi si trainer, shok, mësues dhe bashkëqytetar dhe specialist i mirë i basketbollit. Jani ka drejtuar edhe ekipin e volejbollit të vajzave të “Butrintit” të Sarandës. Rreth viteve ‘90 ai së bashku me familjen shkoi në emigracion, në Greqi, ku punoi deri në vitet 2000 kur u kthye në atdhe. Së bashku me vëllezërit e tjerë krijoi dhe drejtoi në rolin e Presidentit, Shoqërinë për prodhimin e lëndëve të inerteve dhe betonit, “Dinamika” SHPK. Jani do të kujtohet nga breza të tërë nxënësish që i ka mësuar dhe edukuar, por gjurmët e tij janë edhe në qindra ndërtime në Sarandë e më gjerë, ku serioziteti, cilësia e kultura në komunikim ishin tiparet dalluese. Janin do ta kujtojë me mall familja, vëllezërit, shokët dhe miqtë e tij kudo që janë. Sarandalife.al i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...