ME FERMERËT E VURGUT, reportazh nga Sofo Mekshi

-Fotoreportazh përmes shifrave dhe fakteve –
-Në fushat e territorit të Bashkisë , Sarandë, mbillen rreth 1500 hektarë me misër, prej të cilave merret afërsisht ,13-15.000 ton misër kokërr në çdo vit bujqësor.
-Aktivitetin e prodhimit të misrit e ushtrojnë rreth 100-120 fermerë nga fshatrat: Gjashtë, Metoq, Shelegar
Çukë dhe Berdenesh.
-Secili prej tyre mbjell me misër, nga 50 deri 130 hektarë tokë.
-Rendimenti maksimal i misrit të realizuar, këto vitet e fundit
arrin nga 110 deri 140-150 kv/ha,nga 70-80 kv/ha që merrej para viteve ’90,nga ish Ndërmarrja e Vurgut.
Çdo fermer, ka krijuar Njësinë e Mekanizuar të Prodhimit Bujqësor, në përbërje të të cilës ka makineritë e plugimit, diskimit, frezimit, plehrimit, ujitjes, spërkatjes kundër dëmtonjësve deri tek Zetorët dhe autokombajnat Forstrit.
-Kooperimi dhe shkëmbimi i makinerive me njeri-tjetrin, janë një dukuri e zakonshme. Kujtojmë me këtë rast faktin që para viteve ’90, kombajnat për korrjen e misrit dhe të grurit, vinin nga rrethet e gjithë vendit, si nga Myzeqeja dhe nga Korça.
– Të ardhurat vjetore të realizuara prej fermerëve, nga shitja e misrit ,arrijnë deri në 10 milion euro.
-Biznesi i prodhimit të misrit zhvillon dhe ushqen, disa bisnese të tjera prodhuese dhe ndihmëse. Kështu, në këtë territor bujqësor, me misër ushqehen : 20 mijë krerë bagëti të imta.
– 2000 krerë lopë qumështi.
– 500 krerë derra për mish.
– 5000 krerë pula për vezë(në kompleksin, afër liqenit të Butrintit.)
-Rreth 85 përqind e misrit të prodhuar, shkon si ushqim për kafshët, ndërsa 15 përqind shkon në Industrinë ushqimore e përpunuese,kryesisht jashtë rajonit tonë
-Në Metoq e Gjashtë, janë ngritur dhe ushtrojnë veprimtarinë ndihmëse për fermerët, Shërbimi i Mbrojtjes së Bimëve, me specialistë të aftë dhe me përvojë të gjatë.
-Shërbimi i furnizimit me plehra kimike dhe organike.
-Magazina të grumbullimit dhe të shitjes së misrit kokërr. -Njësi të shërbimeve teknike dhe elektromekanike.
– Pika të shitjes së karburanteve, lubrifikanteve dhe pjesëve të këmbimit.
– Pë ujitjen, kullimin dhe infrastrukturën bujqësore, këtë vit u investuan rreth 60 milion lekë, nga transferta e pakushtëzuar e Qeverisë dhe rreth 20 milion nga fondet e Bashkisë Sarandë .
-Rreth 90 përqind e sipërfaqeve të tokave që mbillen me misër dhe me kultura foragjere, ujiten me rrjedhje të lirë nga lumi i Bistricës, duke lehtësuar punën e fermerëve dhe ul kostot e prodhimit bujqësor.
-Gjatë sezonit të prodhimit bujqësor, u sigurohet punë rreth 500 punëtorëve , kryesisht nga rrethet e tjera të vendit.
Me dashuri dhe respekt për fermerët e Vurgut:
Sofokli Mekshi

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...