Saranda sot gumëzhin nga turistët e huaj.
E theksuam edhe dje kur përgatitëm kronikën , se Saranda nuk i ngjan asnjë viti të mëparshëm për sa i përket turizmit. 2200 turistë ditorë kanë zbritur nga “Norwegian Star”, kruizeri i parë që mbërrin në Sarandë për këtë vit.E nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës , “Norwegian Star” ka sjellë në Sarandë kryesisht turistë amerikanë, filipinas dhe kanadezë.Edhe pse kanë pak orë në dispozicion për të vizituar atraksionet turistike, turistët tregojnë se janë të mahnitur nga bukuria e qytetit.Dhe nuk e përjashtojnë një tjetër për ta vizituar me më shumë kohë në dispozicion.
Në vitet e fundit Saranda është vizituar nga rreth 4000 turistë ditorë në javë falë vizitave të kroçerave të mëdha.
“Norwegian Star” mbërriti nga Spliti i Kroacisë, për të qëndruar pak orë në Sarandë. Ndërsa për javët e ardhshme në Portin e Sarandës janë edhe 5 rezervime të tjera nga anikd të përmasave të tilla.