Flasin. familjarët: “Duam Leonardin ose gjallë ose vdekur”. E motra: “Nuk shpresoj se është gjallë, shokët janë fshehur”(Video)

- Advertisement -

Familjarët e 46 – vjeçarit Leonard Thodhori, i cili prej 13 ditësh rezulton i zhdukur së bashku me shokun e tij Fatmir Sulovari, kanë thyer heshtjen. Para kamerave, nëna dhe motra e “Koçoles” i bëjnë apel shtetit që t’u gjejë djalin. E motra e 46 -vjeçarit shprehet se nuk ka shpresë që i vëllai të jetë gjallë, por akuzon shokët e tij se janë fshehur që prej zhdukjes së Thodhorit.

Nga ana tjetër policia dje dhe sot ka kryer disa shoqërime personash, kryesisht shokë të Thodhorit, që njëjohësisht rezultojnë edhe persona me precendentë penalë. Ata janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë, ndërkohë që po kqyren edhe shumë kamera sigurie në një perimetër të gjerë. Deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret nga hetimi dhe çdo ditë që kalon, aq më shumë misterioze bëhet ngjarja.

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...