Matura Shtetërore 2022. Detajet e plotësimit të dokumentit për maturantët e rinj dhe të vjetër.

Nisin zyrtarisht ethet e Maturës Shtetërore 2022. Ministria e Arsimit ka bërë publik formularët A1/A1Z, hapi i parë i më shumë se tridhjetë mijë të rinjve drejt universitetit. Aty maturantët specifikojnë llojin e gjuhës së huaj që do të japin provim me detyrim dhe lëndën e vetme me zgjedhje, të cilën mendojnë se mund t’i çojë drejt degës që dëshirojnë. Ata duhet të zgjedhin midis kimisë, fizikës, biologjisë, historisë, gjeografisë, qytetarisë e psikologjisë, filozofisë e sociologjisë dhe ekonomisë.
Për shkollat e mesme profesionale dhe artistike ka të tjera alternativa që lidhen direkt me specifikën e shkollës që kanë kryer. Në listën e pyetjeve të përgjithshme që kërkohen nuk mungon ajo që specifikon nëse maturanti do të studiojë në vend apo jashtë. Një pikëpyetje që më shumë se sa një e dhënë statistikore, dëshmon dëshirën e të rinjve për t’u larguar. Pavarësisht se sa arrijnë, çdo vit rreth shtatë mijë të rinj qarkojnë alternativën “PO” në pyetjen nëse do të aplikojnë për studime jashtë vendit. Bashkë me formularin që e gjeni në foton bashkëngjitur, është botuar edhe kalendari datave të maturës, një proces i gjatë ky që shtrihet në të gjithë harkun kohor të vitit shkollor. Që me përgatitjet në shkollë e deri tek orët e veçanta disa muaj përpara se maturantët t’u nënshtrohen provimeve të fundit. Deri në fund të muajit shkurt, Qendra e Shërbimeve Arsimore, që kujdeset për të dhënat e tyre dhe ndërmjetëson me universitetet në fund, do të përpilojë në bazë të numrit të maturantëve aplikues, qendrat e provimeve të MSH 2022. Më vonë nis mbledhja e bazës së të dhënave për dy vitet e para të gjimnazit, me të cilat do të ballafaqohen të rinjtë përpara se të hidhen në sistem e të ruhen në arkivin e shkollës.
 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...