Majlinda Qilimi nderon Spiro Nanin, ikonën e mësuesisë dhe kulturës seniciote

- Advertisement -

Spiro Nani, një prej figurave të gjalla më përfaqësuese të mësuesisë dhe kulturëdashjes seniciote në krahinë e më gjerë, është nderuar  me Certifikatë Mirënjohjeje, nga Majlinda Qilimi, Kryetare e Bashkisë Delvinë. “Për kontributin e dhënë në komunitetin e Rrëzomës e më gjerë, si mësues dhe edukator i spikatur i brezit të ri me dije, kulturë, patriotizëm dhe atdhedashuri.

Nderim e vlerësim të veçantë, si ikona e organizatorit të grupeve të valleve të fëmijëve të Fushëvërrisë dhe transmetues i këngës e valles popullore në breza.”, shkruhej në motivacionin e çertifikimit të stampuar në fletën metalike, nënshkruar nga zonja Qilimi. Për shkak invalidizimit të tij vite më parë, dorëzimi i pllaketës së mbishkruar është bërë në banesën e mësuesit veteran Spiro Nani, në prani të familjarëve, të kolegëve të tij mësues në krahinën e Rrëzomës, të drejtuesit të Njësisë Adninistrative Cergo, si dhe një grupi bashkëfshatarësh seniciotë, që propozuan nderimin e tij.

Duke dorëzuar Certifikatën e Mirënjohjes, zonja Qilimi i ka uruar jetë të gjatë, shëndet më të mirë dhe energji për të sfiduar mosmundjen. Ajo ka përcjellë njëherësh edhe urimet e deputetes Anila Denaj në adresë të mësuesit veteran.

Spiro Nani e ka marrë vlerësimin duke falenderuar dhe i befasuar e i prekur nga nderi që iu bë. “Më kini dhënë jetë dhe fuqi”, u shpreh ai duke marrë Certifikatën e Mirënjohjes. Duke kujtuar se kohë më parë, megjithëse me karrocën e invalidit, djali ia plotësoi dëshirën për të parë edhe një herë shkollën e Fushëvërrisë, ku dha mësim për shumë vite, ai u përlot, kur tha se i puthi muret e shkollës së dashur.

U soll në kujtesë edhe pasioni i tij për vallen labërishte me grupin e fatosave të Fushëvërrisë, që është një gjurmë e artë e Spiro Nanit në fushën e artit.

/GurraSeniciote/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...