“Lungomare 3” nis në 2022, banorët ende të paqartë se si do të kompensohen

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e një videoje nga projekti “Lungomare 3”, që shtrihet përgjatë vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e “Lungomare 3″, përgjatë vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum, ku fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë.”, bën me dije Rama.

“Lungomare 3” ose siç njihet ndryshe zgjatimi i shëtitores në drejtim të Radhimës dhe Orikumit, ka hasur në kundërshtinë e banorëve të zonës.

Pasi janë njohur me projektin final të zhvillimit të kësaj zone, banorët kanë hedhur dyshime për selektime të qëllimshme, duke akuzuar  firmën projektuese se ka marrë para për përfshirjen ose jo të objekteve ekzistuese në këtë projekt zhvillimi.

Banorët nëpërmjet përfaqësuesit të tyre ligjor,  kanë kërkuar që projektuesit dhe grupi i ekspertëve të vijnë në terren për të verifikuar situatën e ndërtimeve.

Përveç objekteve, banorët nuk kanë informacion se si dhe sa do t’u kompensohen tokat që kanë në pronësi dhe të trashëguara brez pas brezi.

/sarandalife.al/

 

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...