Limoz Dizdari në gjendje të rëndë shëndetësore, apeli i Luan Ramës për qeverinë

- Advertisement -

Artisti Limoz Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas shtrimit të tij në spitalin e Durrësit, duket se gjendja e tij nuk është përmirësuar.
Gazetari Luan Rama ka bërë një apel përmes një postimi në ‘Facebook’ se kompozitori ka nevojë për ndihmë, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë.

MESAZHI

Limos Dizdari në gjëndje të rëndë shëndetësore:
ARTISTI I MADH NË LUFTË ME VDEKJEN, SHTETI ASNJË PËRPJEKJE PËR TA SHPËTUAR!
Kompozitori i shquar i muzikës shqiptare, artisti i madh i këngës dhe i shumë veprave muzikore të gjinive të ndryshme Limos Dizdari, prej ditësh po lufton me vdekjen i shtruar në një nga pavionët e spitalit të Durrësit!
Përkushtimi profesional i mjekëve të spitalit të Durrësit po e mban në jetë në luftë me vdekjen.
Por vetëm përpjekjet e tyre nuk mjaftojnë që kompozitori që na dhuroi këngët “Këputa një gjethe dafine”, “Udhët e atdheut më thërrasim”, “Gonxhe në pemën e lirisë” e qindra këngë të tjera apo muzikën e mrekullueshme të filmave “Rrugë të bardha”, “Mësonjëtorja”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin ‘36”, “Malet me blerim mbuluar”, “Përrallë nga e kaluara” etj, ta fitojë betejën me vdekjen!
Edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit”, ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale, shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale e t’i bëhet krah Limos Dizdarit dhe familjes së tij në këtë betejë të jetës me vdekjen, sepse vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit.
Limos Dizdari ka nevojë për ndihmë, ke nevojë për mbështetje, ka nevojë për solidaritet njerëzor dhe shtetëror!
Bëjeni sot zotërinj të pushtetit! Nesër do të jetë vonë!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...