Tubacioni i ri i ujit i kalonte pranë shtëpisë, dy vëllezërit në Delvinë dhunojnë dy punonjësit, i shkatërrojnë edhe makinën

- Advertisement -

Një sherr është shënuar në Delvinë. Burime bëjnë të ditur se dy vëllezërit, Erjon dhe Aleksandër Ruçi kanë dhunuar dy punonjësit e kompanisë që sillnin tuba për ujësjellësin, R. K., dhe A. G. Vëllezërit mësohet se kanë dhunuar punonjësit, pasi tubacioni i ri që do të sillte ujin, do të kalonte pranë pronës së tyre.
Kësisoj, pas debatit verbal ka pasur edhe dhunë fizike, si dhe dy vëllezërit mësohet se i kanë shkatërruar automjetin e ujësjellësit dy punonjësve.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E.(A). R., 39 vjeç, banues në Delvinë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve R. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. G., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u kanë shkatërruar automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim. Gjithashtu u referuan materialet për shtetasin A. G., 36 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja H. R., 66 vjeçe, banuese në Delvinë, se 36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...