Lajmi i fundit. Rrëzohet pema disavjecare tek Parku Miqësia

Rrëzohet pema në Parkun Miqësia, në Sarandë. Mëngjesin e së mërkurës rreth orës 08.15, një pemë me jetë disavjecare, që sarandiotët e quajnë Cicibune, është shkëputur nga bazamenti i vet dhe është rrëzuar duke u shtrirë degët e saj deri në rrugë. Fatmirësisht që në rrugë në atë moment nuk kishte lëvizje as këmbësorësh e as mjetesh.
Kjo situatë bllokoi për rreth 30 minuta qarkullimin rrugor. E menjëhershme ka qenë gatishmëria e Sherbimit Zjarrfikës të Sarandës, për të hapur rrugën, ndërkohë që punëtorë të sektorit të gjelbërimit të Bashkisë po merren me sistemimin e situatës.Ende nuk dihet shkaku pse kjo pemë me jetë disavjecare të rrëzohet.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...