LAJM I FUNDIT/ Pas dorëheqjes së Bashës, reagon Grupi i PD: I kërkojmë Berishës që…

- Advertisement -

Grupi parlamentar i PD e ka konsideruar dorëheqjen e Lulzim Bashës në funksion të zgjdhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përcarje të thellë nga qendra në bazë.

Në një draft paraparak të siguruar nga “BalkanWeb” deputetët shprehin gatishmërinë për të negociauar me anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për t’i hapur rrugë bashkimit.
1. Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes së kryetarit te PD në funksion të zgjdhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përcarje të thellë nga qendra në bazë.
2. Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimarrja ne PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përcarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.
3. Grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për t’i hapur rrugë bashkimit. Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të pranuar një grup për të lehtësuar ndërmjetësimin.
4. Grupi vlerëson se pas dakordësisë i hapet rruga për:
A-Ndërmarjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për bashkim
B-Përgatitjen e partisë për zgjedhjet lokale
C- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për zgjedhje menjeherë pas zgjedhjeve lokale
(BalkanWeb)

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...