Nga Shpresa Dine: Kush nuk e njeh Bashkim Sheqirin, njeriun zemërbardhë, shoferin që shërbeu një jetë?.

- Advertisement -

Çdo mëngjes në ora pesë, kur ende dita nuk kish zbardhur, për dyzetë vite rradhasi, banorët e Konispolit i zgjonte uturima e makinës që drejtonte shoferi Bashkim Sheqiri. Dilte në postobllok në pritje të grave, vajzave dhe të rinjve që niseshin për në fushat e kooperativës herët, në dimër e verë. Kjo pasi për konispolatët ishte gati si turp t’i zinte dita në shtëpi. Rrezet e diellit, të sapo dala mbi Çukën e Ajtoit, kodrës më piktoreske të zonës me formën e konit. Bujqit e Konispolit, këta mjeshtra të tokës, i dhanë jetë bimëve, të cilat i rritën jo duke i ujitur vetëm me ujë por edhe me djersën e ballit. Pikërisht këta bujq duarartë i sillte çdo ditë në Lëmin e Rrahut e i ngjiste tek rrapi degë gjerë, monument natyre, Bashkimi me shokët e tij, burra të papërtuar që u mbinë duart mbi timon. Pesëdhjetë vite në rrugëtim, siç thotë Bashkimi, i ka rënë botës tej e tej jo vetëm njëherë me rrugët që ka përshkuar në drejtim të mjeteve me të cilat punonte. Fillimisht me një gaz të viteve të Stalinit, ku frenat duhej t’i mbushje me sapun dhe duhej të ishe përditë në ofiçinë për riparim, pasi gjithçka ishte vjetëruar e madje edhe ndryshkur, po mundësitë kaq ishin. Pasi përfundoi shërbimin ushtarak, Bashkimi fitoi të drejtën për të bërë kursin e shoferëve, që në vitet e sistemit komunist ishte si të kapërceje ylberin, gati si të shkoje në universitet, pasi konsiderohej si punë e privilegjuar, që jo kushdo e arrinte. Dhe Bashkimi, ashtu si babai i tij, xha Resuli vite të shkuara u bë shofer. Ishte profesion i respektuar, që numëroheshin me gishta dhe në rrugët e gurta të Konispolit ishin të vetmet mjete që lëviznin në një trajektore Konispol- Lëmi i Rrahut, atje ku zhvillohej tërë aktiviteti i kooperativës. Më vonë gazin e vjetër
e zëvendësoi me një mjet të ri tip “IFA” me cilën Bashkimi përshkonte rrugët nga mëngjesi në mbrëmje. Le të ishe nga çdo zonë, mjafton të çoje dorën dhe Bashkimi ndalonte, hapte derën dhe të thoshte të hypje në makinë. Kurrë nuk la asnjë banor në rrugë e nuk i tha jam siç mund të ndodhte rëndom me çdo shofer. Shpresa Dine 15.12.2022
Bashkimin asnjëherë buk e panë të mërzitur apo të ngrysur në fytyrë, përkundrazi e njohën si njeriun zemërbardhë e të përkushtuar. E jeta ecte, mjetet ndryshonin. E zëvendësoi me mjetin e ri “Ifa”, me të cilën përshkoi jo vetëm rrugët në zonën më skajore të jugut të vendit po në gjithë Shqipërinë. Për çdo udhëtar që i çonte dorën Bashkimit për t’u ndalur e për ta marrë në makinë ai me mirësjellje ndalte dhe e merrte si ta kishte të njohur të vjetër. Për Bashkimin nuk kishte udhëtar të zgjedhur, për të ishin të gjithë njësoj, njerëz në nevojë, të cilët nuk mund t’i lije në rrugë. Ata ndiheshin mirë kur udhëtonin me Bashkimin
Pas shumë vitesh me mjetet e kooperativës Bashkimi mori autobuzin e linjës Sarandë- Konispol. Ishte një detyrë e re dhe e vështirë pasi i duhej t’i kënaqte të gjithë po numri i vendeve në autobus ishte i kufizuar, e megjithatë Bashkimi kurrë nuk la njeri në mes të rrugës. Ndaj të gjithë e respektojnë edhe sot në pension e mbetet po ai Bashkim i dashur për të gjithë. Ky është dhe do të mbetet gjithmonë Bashkim Sheqiri, shoferi i dalluar, qytetari, bashkëshorti dhe prindi i përkushtuar. Njeriu model i Konispolit dhe jo vetëm. Për të këta njerëz ka dhe do të ketë gjithmonë nevojë shoqëria jonë!

Shpresa Dine 15.12.2022

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...