“Kush është i infiltruari” që do të sjellë rritje të turistave hollandezë?

- Advertisement -

Një trup xhirimi hollandeze ka përzgjedhur Shqipërinë dhe ka filmuar në vendin tonë 12 seri për sezonin e ri të reality show-t të famshëm hollandez, “Kush është i infiltruari”.

Kryeministri Edi Rama ndau lajmin në rrjetet sociale dhe thotë se kjo do të bëjë që në sezonin e ardhshëm turistik Shqipëria të këtë “një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë”.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

NJË LAJM I BUKUR🤩

“U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm hollandez, “Kush është i infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.

Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre.

Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm.”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...