Kryeministri grek Mitsotakis pritet mes shumë minoritarëve në Livadhja(Video)

- Advertisement -

Kryeministri i Greqisë Misotaqis u ndal paraditen e sotme në Livadhja në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri.
Në qendër të Livadhjasë kryeministri grek u prit nga përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe deputët Kuri, Kumbaro e Denaj. Mitsotakis vizitoi shkollën e Livadhjasë ku fëmijët e pritën me këngë e poezi në gjuhën greke. Kryetari i bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço ka falënderuar ardhjen e kryeministrit grek në bashkinë e Finiqit. Ajo që ra në sy në fjalën e tij, i cili gjithë kohës foli greqisht, ishte ankesa për pronat. Kiço kërkoi para Mitsotakis përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë, infrastrukturë në brendësi të fshatrave, pasi një pjesë e fshatrave s’kanë rrugë ujë dhe drita.
Ndërkohë që u shpreh se marrëdhëniet e bashkisë Finiq me qeverinë shqiptare janë të mira.
Mitsotakis e ka quajtur pritje entuziaste, ardhjen e tij mes banorëve të bashkisë Finiq. Ka falënderuar dhe është shprehur se qeveria greke i di problemet e minoritetit dhe do të lobojë si një faktor i rëndësishëm në përcjelljen e zërit të minoritetit pranë qeverisë shqiptare. Premtoi se nuk do jetë vizita e fundit në minoritet dhe garantoi se do të jetë zë i rëndësishëm në BE për Shqipërinë.

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...