Kontroll dhoma e murgut të manastirit në Dhërmi, Policia gjen…

- Advertisement -

Në rrjete sociale është publikuar një video ku pretendohet se në manastirin “ Burimi Jetëdhënës” në Dhërmi qëndrojnë persona të armatosur.  Për këtë, policia e Vlorës ka shkuar dhe ka kryer kontroll në këtë godinë. Sipas njoftimit të bluve, në dhomën e murgut, shtetasit me iniciale K.M. kanë gjetur një pistoletë lodër çakmak. Nga kontrolli në ambjentet e tjera të manastirit nuk është gjetur asnjë send tjetër i paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se:

Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.

Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...