Këshilli Bashkiak në mbledhjen e parë të vitit 2022

- Advertisement -

Këshilli Bashkiak i Sarandës zhvilloi në 28 janar, mbledhjen e tij të parë për vitin 2022, me një prani shumë më të shtuar të këshilltarëve. Vendimmarrja e kësaj mbledhjeje u dha miratim disa projektvendimeve që lidhen me profilin social të Bashkisë. Të tilla ishin miratimi i ndihmës ekonomike për muajin e fundit të vitit 2021, miratimi i kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike që jepet nga fondi i kushtëzuar i bllok-skemës, si dhe nga fondet e buxhetit vendor për vitin 2022. I rëndësishëm ishte vendimi për heqjen e detyrimit mujor financiar për ushqimin këtë vit në çerdhe e kopshte publike, si dhe për ata që do të trajtohen në institucionin e Qendrës Ditore Polivalente. Çështja që mori më shumë kohë e vëmendje, ishte ajo për rritjen e nivelit të pagave për nëpunësit civilë dhe për punonjësit administrativë të Bashkisë. Nga disa këshilltarë, si: Mehmet Nelaj, Sinan Ahmeti, etj, është kërkuar arsyeja se përse prej 7 vitesh, është punuar me paga të ulëta të punonjësve, kryesisht në ndërmarrjen e shërbimeve publike. Për këto problematika, kanë informuar Teuta Stroka drejtore ekonomike, dhe sekretari i pergjithshëm i kësaj bashkie Eleron Gjoni, duke argumentuar se kjo bëhet tani, për të sjellë një motivim më të mirë të atyre punonjësve në punë, e lidhur ngushtë kjo edhe me mundësinë që jep shtimi i të ardhurave vendore. Me rëndësi ishin edhe ndryshimet e bëra nga mbledhja e parë e vitit nga Këshilli Bashkiak, lidhur me organizimin dhe funksionimin e transportit taksi në qytetin e turizmit. Në këtë çështje është miratuar propozimi i këshilltares Dafina Allkushi, për vjetërsinë deri në 18 vite të automjeteve taksi në përdorim, si një mbështetje ndaj kërkesave të mjaft taksistëve të liçensuar.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...