Kërcënoi e shantazhoi ish-të dashurën me video intime, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Greqi.

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg, pasi përdori videon intime të ish-partneres së tij 22-vjeçare, duke e shantazhuar dhe kërcënuar atë. 25-vjeçari ka publikuar video si shenjë hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij pasi kjo e fundit vendosi t’i japë fund lidhjes me 25 vjeçarin shqiptar. Fillimisht ia dërgoi videon asaj dhe nënës së të resë. Por 25-vjeçari nuk u ndal me kaq, ai e shantazhoi dhe e kërcënoi atë se do ta shpërndante videon në ambientet e punës. Në këtë mënyrë 22-vjeçarja vendosi të kontaktojë Prokurorinë e Krimeve Kibernetike. I riu shqiptar u arrestua nga autoritete dhe u shpall fajtor duke u dënuar me dy vjet e tre muaj burg. Avokati mbrojtës i 22-vjeçares Gabriel Gavriilidis, bëri thirrje për ndryshim të ligjit për personat që shantazhohen me videot intime. “Dënimi me dy vjet e tre muaj burg nuk mund ta justifikojë dëmin që i është bërë klientit”, ka thënë avokati, duke shtuar se rreth 1500 gra kryejnë vetëvrasje çdo vit në mbarë botën vetëm sepse dikush vendos të hakmerret ndaj tyre duke i postuar foto ose video intime.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...