Kapet peshkaqëni150 kg në detin e Sarandës(Video)

- Advertisement -

Herët në mëngjes të ditës së sotme dy peshkatarët Mateo Gugashi dhe Spartak Ahmeti  (Taku i Malisë), u nisën si zakonisht për të ngritur rrjetat e peshkimit të hedhura ditën e djeshme në vëndin e quajtur Pogajet. Dëshira dhe shpresa e tyre ishte që në prag të vitit të ri, gjuetia t’ju sillte bereqet dhe ashtu doli. Pasi mbritën në vëndin e duhur dhe gjetën simallurën e fundit filluan të tërhiqnin rrjetat, por që në fillim ata ndjenë se diçka jo e zakonshme po ndodhte në fundin e detit. Mateua kërkoj ndihmën e Takut dhe të dy filluan të tërhiqnin me sa fuqi që kishin rrjetat dhe ti hidhnin në skaf. Duke ngritur rrjetat ata i panë ato të coptuara dhe menjëherë e morën vesh se një egërsirë e madhe ja kishte shkaktuar atë dëm. Kur rrjetar u afruan ata panë një peshk gjigand, dhe e morën vesh se Viti i Ri po ju bënte një dhuratë bujare. Në rrjetat e tyre kishte rënë një peshkaqën i gjatë 1.5 m i quajtur Apepu( që konsumohet) me një peshë 1.5 Kv. Nuk është hera e parë që në rrjetat e tyre bien egërsira si kjo e sotmja.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...