Kandidati i PD për Bashkinë Sarandë Ardit Cikuli : Qëndrim për rikonstruksionin e shkollës “ Adem Sheme”(Video)

- Advertisement -

Rikonstruksioni i shkollës 9 – vjeçare “Adem Sheme”, nisur pak ditë më parë, ka qenë objekti i deklaratës për shtyp dhënë nga Ardit Cikuli, kandidat nga Primaret për bashkinë e Sarandës.
Kandidati Cikuli e
ka cilësuar “ Qëndrim për rikonstruksionin e shkollës “Adem Sheme”. “…pa asnjë plan paraprak, pa asnjë konsultim publik dhe as me komunitetin e prindërve të rreth 1100 fëmijëve që arsimohen në shkollën “Adem Sheme” kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj.
Lajm i mirë vëmendja te arsimi, por lajm i keq abuzimi që bëhet në emër të nevojës.
Lajm i keq sepse shkolla filloi të restaurohet në mes të sezonit arsimor, pa asnjë paralajmërim as për stafin mësimdhënës dhe as për prindrit.
Nga ky projekt i pa konsultuar, i pa organizuar dhe dukshëm për efekte elektorale, nxënësit e shkollës “Adem Sheme” janë shpërndarë në 3 ambjente të ndryshme, në ambjente jo ekzaktësisht të përshtatshme për ta, duke mos marrë parasysh nevojat e tyre dhe mundësite e prindërve”, ka thënë Cikuli, ndërsa ka kritikuar kohën se kur bëhet rikonstruksioni, çoroditjen që krijohet duke shpërndarë nxënësit, njëherësh ka kritikuar edhe bashkinë Sarandë “• Pse Bashkia Sarandë po investon më shumë se 700 mil leke në një shkollë e cila nuk plotëson kriteret ligjore të përcaktuara për standardet inxhinierike sipas eurokodeve të ndërtimit të veprave publike?
• Pse duhet të investohen kaq shumë para për të rikonstruktuar një shkollë e cila është ndërtuar në vitin 1960 dhe 1 kat i është sajuar me shtesë në vitin 1998 dhe të mos rindërtohet shkolla prej fillimit?
• Pse Bashkia Sarandë nuk po e investon këtë fond te shkolla Ekokampus për të cilën janë investuar miliona euro nga taksat tona që prej vitit 2015 ( mbi 3.3 mld leke te vjetra ose 2.9 mil euro ) dhe sot po amortizohet sepse s’ka banka dhe dërrasa?
• Pse nuk vihet në funksion një shkollë e re e ndërtuar, por lihet peng i mungesës së bangave dhe dërrasave të zeza?”.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...