Do të kujtohet me respekt nga brezat që mësoi e edukoi, Jani Papajani

- Advertisement -

Pas një sëmundje të rëndë sot pushoi së rrahuri zemra e Jani Papajanit, njeriut të mirë, mësuesit të përkushtuar, trainierit të suksesshëm, familjarit dhe prindit të devotshëm.
Jani lindi në qytetin e Delvinës në vitin 1952. Arsimin 8-vjeçar e kreu po në këtë qytet dhe më pas vazhdoi studimet në shkollën pedagogjike të Gjirokastrës. Më pas ai do të vazhdonte arsimin e lartë në Institutin e Fiskulturës në Tiranë. Jani pas mbarimit të Institutit do të fillonte punën si mësues fiskulture në shkollën “1 Maj” dhe më pas për një kohë të gjatë do të punonte po mësues fiskulture në gjimnazin “10 Korriku” të Delvinës deri në fillimet e viteve ‘90.

Gjatë këtyre viteve ai do të dallohej si një mësues, edukator tepër i përkushtuar. Në orën e mësimit ai ishte tepër krijues, një metodist i shkëlqyer, sa që nxënësit shkonin me kënaqësi në orën e tij të mësimit.Jani ishte një djalë tepër pasionant, i ditur, i fortë dhe energjik, cilësi të cilat ai i vuri në shërbim të komunitetit. Në Delvinë ai krijoi klasat e para sportive të basketbollit nga ku dolën basketbolliste të shkëlqyera për ekipin e parë të të rriturave që drejtoheshin nga mësuesi tjetër i pasionuar, Hamdi Ruçi. Këtë ekip pasi e la Hamdiu e mori Jani për rreth 2vite e gjysëm 1979 -1981,ku e drejtoi tepër suksesshëm dhe duke arkivuar mjaft fitore edhe ndaj ekipeve me emër si “17 Nëntori”, “Partizani”, “Skënderbeu”, Fieri, etj. Ajo që ka ngelur në kujtesën e basketbollisteve që u drejtuan nga Jani ishte se në rradhë të parë ai ishte një qytetar model, me kulturë dhe edukatë të spikatur. Ai nuk gabonte kollaj, nuk shkiste nga goja, luante, shkrihej së bashku me ekipin , duke u vlerësuar nga ekipi si trainer, shok, mësues, bashkëqytetar dhe specialist i mire i basketbollit.Jani ka drejtuar edhe ekipin e volejbollit të vajzave të “Butrintit” të Sarandës. Rreth viteve ‘90 ai së bashku me familjen shkoi në emigracion në Greqi ku punoi deri në vitet 2000 kur u kthye në atdhe.Së bashku me vëllezrit e tjerë krijoi dhe drejtoi në rolin e Presidentit, Shoqërinë për prodhimin e lëndëve të inerteve dhe betonit, “Dinamika” SHPK. Jani kujtohet nga breza të tërë nxënësish që i ka mësuar dhe edukuar, por gjurmët e tij janë dhe në qindra ndërtime në Sarandë e më gjërë, ku serioziteti, cilësia, kultura në komunikim ishin tiparet dalluese.Janin do ta kujtojë familja, vëllezërit, shokët dhe miqtë e tij kudo që janë.

Sarandalife.al i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...